E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohen nga Greqia 2 bashkëshortët për mashtrim

Interpol Tirana ka kryer ekstradimin e dy bashkëshortëve shqiptarë, nga Athina drejt vendit tonë. Dy shqiptarët e shumë kërkuar, Astrit Veraj 57 vjeç si dhe bashkëshortja e tij Vasilika Veraj 54 vjeçe, janë dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë, me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Mashtrimit".

Bashkëshortët Veraj janë shpallur fajtor pasi i kanë shitur apartamentin e tyre paralelisht dy personave të ndryshëm.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, më datë 21.01.2011, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i këtyre shtetasve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›