Greqi, ekstradohen cifti shqiptar, mashtruan në 2008
TIRANË- Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën ekstradoi mëngjesin e sotëm një çift shqiptar, të dënuar tre vjet më parë nga drejtësia e shqiptare për mashtrim.
Uniformat blu bëjnë me dije se dy bashkëshortët Astrit dhe Vasilika Veraj, në vitin 2008 janë dënuar me tre vjet heqje lirie nga Gjykata e Vlorës.
Mësohet se cifti në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë shitur dy personave të ndryshëm apartamentin e tyre, i cili ndodhej në qytetin bregdetar.
Dy të kërkuarit ishin arrestuar në janar të vitit 2011 nga policia greke, dhe sot u krye edhe ekstradimi tyre në atdhe.
(e.m/BalkanWeb)