E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy persona nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje

Policia e Tiranës arrestoi në orët e para të ditës së sotme dy persona në kërkim, të akuzuar për plagosjen e rëndë të dy vëllezërve. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se se specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit ekzekutuan sot vendimin e Gjykatës së Tiranës për arrestimin e Alfred Kasi dhe Vladimir Hilaj, të dy 25 vjeç dhe me banim në Kamëz, të dyshuar për "plagosje të rëndë me dashje". Ngjarja për të cilën akuzohen dy të rinjtë ka ndodhur në 15 maj të këtij viti, në qendër të fshatit Valias, kur në bashkëpunim me njëri -tjetrin, për motive të dobta kanë plagosur me sende të forta vëllezërit Elez dhe Islam Dida. Ndaj tyre Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›