E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia asgjësoi dje 2173 rrënjë Cannabis Sativa

Forcat e policisë së Krujës identifikuan dhe asgjësuan ditën e djeshme rreth 2173 rrënjë bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të mbjella në fshatrat e këtij rrethi. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë e Qarkut të Durrësit, bënë të ditur se "në kuadër të operacionit të koduar “Kurora 09”, në fshatin Mafsheq të komunës malore të Cudhisë, u identifikuan dy parcela me 336 rrënjë canabis. Ndërsa në dy parcela të tjera në fshatin Shqezë, të po kësaj komune, në kuadër të operacionit policor "Kroi i gjarpërit”, u identifikuan dhe asgjesuan 1603 rrënjë canabis sativa". Sipas burimeve të mëspërme, po punohet për të identifikuar personat përgjegjës për kultivimin e kësaj sasie të bimëve narkotike. Gjatë dy javëve të fundit në fshatrat malore të Krujës janë asgjësuar rreth 10 mijë bimë narkotike canabis sativa, si dhe po ndiqen penalisht 5 persona.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›