Arrestohet 23-vjecari shqiptar me droge
Police te Guardia di Finanza ne Brindizi ne bashkepunim me efektive te doganes bene te mundur sekuestrimin e nje kilogram marijuane ne portin e Brindizit duke arrestuar edhe korrierin e droges. Behet fjale per nje 23-vjecar shqiptar i cili sapo kishte zbritur nga anija European Voyager e cila vinte nga Vlora. I riu e kishte fshehur drogen duke e ndare ne kater qese poshte xhupit.