E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS leter BE-se dhe SHBA-se OK te digjen fletet e votimit

Rama Per zgjidhjen u terhoqa nga fletet e votimit. Duam ne dispozicion kutite e materialeve zgjedhore jo fletet e votimit

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama dorezohet pas presionit te SHBA-se dhe BE-se per terheqjen nga zgjidhjet antikushtetuese gje te cilen ua ka bere dje te ditur permes nje letre derguar ketyre vendeve qe bie dakord me djegien e fleteve te votimit. Rama u dergoi dje nje leter perfaqesuesve te SHBA-se vendeve anetare ne BE dhe OSBE-se nje leter ne te cilen konfirmon se PS nuk do te mbaje qendrim te kushtezuar me Parlamentin edhe nese digjen fletet e votimit me kushtin qe te ngrihet komisioni hetimor per materialet zgjedhore. Pasi shpreh shqetesimin e tij per mungesen e zgjidhjes se krizes politike dhe ben me dije oferten e fundit qe i ka dorezuar Kryeministrit Berisha e cila sipas Rames eshte firmosur nga 30 deputete kreu i PS-se thekson nevojen e ngritjes se komisionit hetimor per materialet zgjedhore duke perseritur Jemi terhequr nga kerkesa per shqyrtimin e fleteve te votimit duke i sherbyer keshtu zgjidhjes se krizes politike.

Rama ve ne dukje se Partia Socialiste nuk beson tek nje reforme zgjedhore e kryer per permiresimin e ligjit ne leter por kerkon qe reforma zgjedhore te behet pikerisht pas hetimit parlamentar mbi materialet zgjedhore.
Duke lene te kuptohet se kjo eshte oferta perfundimtare e Partise Socialiste kreu i PS-se Rama thekson ne leter se kerkon hetim te pakushtezuar mbi kutite e materialeve te votimit duke lene jashte ketij hetimi fletet.
Mazhoranca ne qeveri ka kembengulur per muaj me radhe se ligji kerkon djegien e fleteve te votimit te 28 qershorit ne menyre qe baza materiale ku ato ndodhen te pergatitet per zgjedhjet e ardhshme lokale qe pritet te mbahen me 8 maj 2011. Kerkojme ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar per te hetuar mbi nje ceshtje me interes te vecante kombetar sic eshte shkalla e zbatimit te ligjit ne zgjedhje. Perkatesisht ne zgjedhjet e shkuara. Kerkojme per kete komision nje mandat te plote per hetimin e kutive te materialeve zgjedhore. Kjo kerkese e cila i eshte dorezuar prej meje kryeministrit ne formen e nje projekti te firmosur nga mbi 30 deputete te opozites per ngritjen e menjehershme te nje komisioni hetimor per zgjedhjet me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites nuk perfshin fletet e votimit. Per hir te kompromisit te domosdoshem qe duhet ti jape fund krizes politike te vendit ne nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim dhe nuk e kushtezojme marredhenien tone te metejshme me parlamentin me fatin e fleteve te votimit - deklaron z. Rama. Ai shton Per ceshtjen e tyre kemi sigurisht nje opinion krejt te ndryshem nga qeveria sic kemi opinione teresisht te ndryshme per shumecka. Por e rendesishme te theksohet sot pavaresisht opinionit tone te pandryshuar lidhur me te drejten e padyshimte te Parlamentit per te hetuar edhe fletet e votimit ne kemi ndryshuar ne funksion te zgjidhjes me kompromis te problemit te transparences permbajtjen e kerkeses sone. Duam ne dispozicion te komisionit hetimor per zgjedhjet mu sic shkruhet edhe ne rezoluten e Parlamentit Evropian kutite e materialeve zgjedhore jo fletet e votimit. Ska dyshim se me te filluar procesi i transparences se shkalles se zbatimit te ligjit ne zgjedhjet e shkuara ne jemi gati te nisim dialogun per reformen e re zgjedhore - deklaroi Rama. Sipas tij vetem transparenca e zgjedhjeve te shkuara krijon per reformen e re bindjen e arsyeshme se nuk behet fjale thjesht per te pasur nje ligj me te mire ne leter sic ka ndodhur njezet vjet me radhe pas zgjedhjesh pa standarde evropiane por nje ligj qe do te zbatohet me mire se me pare ne realitetin e zgjedhjeve ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›