Reformat Topalli Rama pengoi pjesemarrjen e PS-se ne Kuvend
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vleresuar edhe nje here vendimin e Komisionit Evropian per liberalizimin e vozave. Nuk ka vendim me te rendesishem sesa heqja e vizave Nuk ka enderr me te bukur per shqiptaret sesa te levizin te lire pertej kufijve te vendit tone pa u poshteruar pas ambasadave dhe pa u dridhur nga mungesa e mundesise per te shkuar e per te takuar familjaret e tyre. Por perpara te gjithe ketyre levizja e lire eshte ceshtje e te drejtave te njeriut. Levizja pa viza eshte dimension fondamental i lirise - tha Topalli. Sipas saj opozita ka humbur nje shans te madh per te qene kontribuuese ne kete proces. Keni humbur nje shans qe ne fakt e kishit. Nuk eshte gje e vogel te jesh perfaqesues ne Parlament te jesh nje nder 140 deputetet e Kuvendit te Shqiperise me nje mandat. Vitet kalojne edhe pak dhe po fillon kalimi ne pjesen e dyte te ketij mandati. Mos mendoni se do jeni deputete te perhershem as une e as ju nuk jemi te perjetshem. Por per sa kohe qe jemi te zgjedhur dhe na eshte dhene besimi pa dyshim qe duhet te kishit punuar per te shtypur nje buton per nje sekonde punen tjeter e benin keta deputete punen tjeter e bente qeveria. Pese sekonda gjithsej per pese ligjet themelore te heqjes se vizave - tha ajo. Lidhur me kritikat e raportit te KE-se te cilat sipas opozites bien ne menyre te vecante mbi Kryetaren e Kuvendit Topalli tha se pjesa qendrore e tij flet per mosfunksionim te Parlamentit per shkak te bojkotit te opozites. Genjeni kur thoni se kush eshte i akuzuari tregohuni te sinqerte. Pjesa themelore fondamentale arsyeja qenesore per te cilen ai raport flet per mosfunksionimin normal te Parlamentit sepse ju keni bojkotuar gjashte muaj. Po zoterinj deputete Ceshtja themelore per te cilen atakohet Parlamenti eshte sepse ju keni bojkotuar edhe votimin. Po zoterinj deputete obstruksionizmi qe perdoret gjate kesaj periudhe - deklaroi Kryeparlamentarja duke shtuar Ju deshironit qe te ishit ne Kuvend per te votuar por nuk i la Edi Rama dhe ata nuk e gjeten guximin.