Probleme edhe ne zona te tjera te vendit
Emergjence ne Valbone
Burime te Komunes se Margegajt tregojne se situata eshte teper e veshtire edhe per faktin se asgje nga demet e shkaktuara dy jave me pare nuk eshte riparuar ende
Reshjet e dendura te shiut e kane veshtiresuar se tepermi situaten ne zonen e Valbones. Burime te Komunes se Margegajt tregojne se situata e ketyre diteve eshte teper e veshtire edhe per faktin se asgje nga demet e shkaktuara dy jave me pare nuk eshte riparuar. Zona me disa fshatra vazhdon te mbetet pa drita ndersa ende nuk jane riparuar edhe demet e shkaktuara ne rrugen lidhese te Valbones si dhe ne infrastrukturen e turizmit malor. Ne Rragam dhe Dragobi mungon sinjali telefonik i cdo operatori dhe pothuajse asnje mjet motorik nuk arrin te hyje ne keta fshatra per shkak te shembjes se bankinave nga lumi tha me telefon kryetari i komunes Rexhe Biberi. Nderkaq mjaft komuna ne rrethin e Kukesit prej disa ditesh vuajne mungesen e theksuar te energjise elektrike per shkak te demtimeve ne rrjetin e shperndarjes.
Rreshqet rruga ne Gjorice
Rreshqitja e shpatit te nje kodre dhe bashke me te edhe e nje pjese te rruges qe lidh Komunen Gjorice me rrugen nacionale ka ndodhur ne hyrje te fshatit Gjorice
Reshjet e dendura te shiut kane shkaktuar rreshqitje te dherave ne nje segment prej rreth 20 metrash ne aksin rrugor te Komunes Gjorice ne rrethin e Bulqizes. Rreshqitja e shpatit te nje kodre dhe bashke me te edhe e rruges qe lidh kete komune me rrugen nacionale ka ndodhur ne hyrje te Gjorices. Si pasoje eshte bllokuar qarkullimi i automjeteve per 5 ore dhe vetem nje nderhyrje e komunes per mbushjen me zhavorr te segmentit rrugor ka mundesuar kalimin e automjeteve. Nderkohe banoret e ketyre familjeve ankohen se nga kjo rreshqitje rrezikohet bllokimi edhe i kanalit vadites qe kalon mbi shtepite e tyre me ujin e te cilit vadisin tokat jo pak por rreth 800 familje te fshatit Gjorice. Banoret ankohen per mosnderhyrje te strukturave te pushtetit vendor per marrjen e masave parandaluese.
Nderpritet energjia
Sipas kompanise per te garantuar sigurine e njerezve por edhe per shkak te defekteve qe shkaktohen nga moti nderprerja e energjise do te jete e paevitueshme
CEZ Shperndarja njoftoi dje se po bashkepunon me KESH-in me OST-ne dhe pushtetin lokal per perballimin e situates se emergjences ne Nenshkoder. Sipas perfaqesuesit te kompanise per te garantuar sigurine e njerezve por edhe per shkak te defekteve qe shkaktohen nga moti nderprerja e energjise do te jete e paevitueshme ne disa raste. Dje CEZ Shperndarja ka nderprere furnizimin me energji per fshatin Gorice per Obotin per 160 familje ne lagjen Livadhe te qytetit te Shkodres dhe per 100 familje ne fshatin Kuc. Nderkohe raportohet per permbytjen e nje kabine qe furnizon fshatin Darragjat per nje avari ne fiderin Nr. 2 qe furnizon Bushatin dhe per nje avari tjeter qe ka lene pa energji fshatin Trush.