Arrestohen dy shtetas të shpallur në kërkim

Në pranga ra 24-vjeçari, Elis Kallo, pasi ky shtetas në bashkëpunim më shtetasin Naim Kallo, 34-vjeç (aktualisht i arrestuar), dyshohen se për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri tip pistoletë, shtetasin N.Mustafai, 58-vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan.
Forcat e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri. Ndërkohë, policia arrestoi edhe shtetasin Hysen Hushi, 52 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, shtetas ky i shpallur në kërkim nga policia.
Ky shtetas, me date 02.03.2012, në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, gjatë një konflikti të çastit ka kanosur me arme gjahu, shtetasin B.Dashhana, 27-vjeç, banues po në këtë lagje, dhe pas këtij veprimi ka qëlluar në drejtim të mjetit tip Renault me targa AA 463 CR, në pronësi të një shtetasi, duke shkaktuar dëmtime në mjet.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrim pronë, kanosje”. /Start/
2012-03-06 10:41