E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti i qetë i Shqipërisë

Këtë e fakton edhe raporti vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme, në të cilin thuhet se Përmeti është qyteti me fare pak krime për gjatë vitit 2011. Sipas të dhënave, në këtë qytet janë regjistruar vetëm 94 procedime penale gjatë vitit 2011.

 Raporti është depozituar në Kuvend, dhe vendin e parë për nivelin e kriminalitetit e zë qytetit i Tiranës, duke marrë parasysh se në metropol jeton gati gjysma e popullsisë së vendit. Sipas raportit, gjatë vitit të shkuar, janë regjistruar 32 770 procedime për vepra penale të ndodhura, ndërsa për rreth 7793 raste të tjera, nuk janë nisur procedime penale, për shkak se prokuroria mendon se nuk përbënin vepër penale.

“Organi i prokurorisë është organi kompetent që bën regjistrimin e njoftimit të veprave penale të cilat mund të vijnë nga subjekte e në rrugë të ndryshme. Kjo nuk do të thotë se në çdo kallëzim të bërë ekzistojnë elementët e veprave penale.

 Me qëllim që të evitohen hetimet e panevojshme, ligjvënësi në nenin 291 të Kodit të Procedurës Penale ka parashikuar edhe të drejtën e prokurorit që në mungesë të ekzistencës së rrethanave për fillimin e procedimit, të japë vendimin e arsyetuar për mosfillimin e procedimit. Në krahasim me një vit më parë ka rritje prej 11,07%”, thuhet në raportin e prokurorisë.

 Për sa i përket qyteteve, rrethi i Beratit ka pasur rritjen më të madhe të kriminalitetit për vitin 2011, prej 44,55%, krahasuar me vitin paraardhës, ndërkohë Kurbini është rrethi që ka shënuar një ulje të kriminalitetit me 19.42%. “Në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë në vitin 2011 janë regjistruar 5126 procedime penale, që do të thotë ulje prej 0,69% në krahasim me vitin 2010. Në prokurorinë e rrethit gjyqësor Vlorë në vitin 2011 janë regjistruar 1489 procedime penale, që do të thotë ulje prej 0,4% në krahasim me vitin 2010”, thuhet në raportin e prokurorisë. /Start/

                                                                                             2012-03-06 11:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›