E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super e marta, Romni triumfon

Siç pritej ai korri fitore në vendlindjen e tij, në Masachustes porse edhe në Ohio, Idaho, Vermont, Virginia dhe Alaska, ku shpresat e Ron Paulit ishin të mëdha.

Rick Santorum fitoi në tre shtete ndërsa Gingrich fitoi në shtetin e tij të Goergias.

Njëri prej katër kandidatëve aktual do të emërohet si kandidati zyrtar i republikanëve për t’u përballur me Obamën në zgjedhjet e nëntorit.

Emërimi zyrtar i kandidatit fitues në mesin e republikanëve do të bëhet në konventën e partisë republikane në muajin gusht.

Një kandidati, për t’u shpallur kandidati zyrtar i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit i duhen 1444 delegatë në konventën e gushtit. Deri më tani, Romni ka fituar 407 delegatë, Santorum 169,  Gingrich 102, Paul 41.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-03-07 08:57
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›