Durrës, arrestohen dy punonjës banke

Në pranga ranë Ardian Asllani, 44-vjeç, lindur në Shkodër dhe Banues në Durrës, si dhe Nelion Delliallisi, 29-vjeç, lindur dhe banues në Durrës.
Këta shtetas akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe te “Falsifikimit të dokumenteve”.
Nga hetimet e kryera pas kallëzimit penal nga institucioni financiar, banka NOA Sh.a, ku pas auditimit të brendshëm të ushtruar në degën e kësaj banke ishin konstatuar veprime të kundraligjshme. Njësia e Përbashkët Hetimore (Task Force) pranë Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Durrës, pas veprimeve hetimore të kryera, konstatuan se shtetasit e mësipërm nga 01.04.2011 deri në datë 30.06.2011, duke përfituar nga pozita e tyre si oficerë kredie në bankë, kanë marrë nga debitorët përkatës shuma të ndryshme parash.
Megjithëse duhet të bënin kalimin e këtyre shumave në llogari të shoqërisë Noa. Sh.a, ata nuk i kanë kryer këto derdhje, duke i marrë për qëllime personale. Prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës, vijon hetimet mbi mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë çështje. /S.Ll/Start/
2012-03-06 11:53