E Diel, 1 Nëntor 2026

Hekurudhat po shkatërrohen nga grabitësit

Mbrëmjen e shkuar pre e grabitjes ra linja Lezhë-Milot, ku janë marrë të paktën 300 pllaka metalike dhe pjesë të tjera të shinave.

Grabitjet janë kryer në fshatrat Manati dhe Spiten, ndërsa autorët ende nuk dihen për policinë. Grupet e punës nga Ndërmarrja e Hekurudhës kanë nisur punën për të zëvendësuar pllakat e grabitura, por zëvendësimi i plotë është i pamundur për momentin për shkak të mungesës së fondeve.

 Kjo ka bërë që të kërkohet që trenat që qarkullojnë në këtë segment të lëvizin me shpejtësi deri në 5 kilometra në orë, çka në të kundërt do të rrezikoheshin. /Start/

                                                                                             2012-03-06 15:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›