Gjendet i vdekur një 36 vjeçar

Është gjetur i vdekur një 36-vjeçar në autostradën Fushë Krujë - Milot. Viktima është identifikuar si Aleks Kaçi nga Mamurrasi, baba i 7 fëmijëve. Trupi i tij u gjet ditën e sotme nga kalimtarë të rastit, poshtë urës në autostradën Fushë Krujë- Milot, të cilët kanë njoftuar policinë.shkruan BW.
Gjatë konstatimeve të para në vendngjarje, në trupin e viktimës janë gjetur shenja gjaku në kokë dhe fytyrë. Policia ka nisur hetimet dhe po punohet në dy pista, atë të humbjes së jetës si pasojë e rënies nga ura, por nuk përjashtohet dhe mundësia e një vrasjeje të qëllimshme./Indeksonline/