E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy të rinj me maska, tentuan të përdhunojnë kushërirat

Në pranga ranë A. Blloshmi, 16-vjeç, si dhe Bukurosh Blloshmi, 24-vjeç, të dy banues në fshatin Fanjë të komunës Qukës në Librazhd.

Dy personat e sipërcituar, të maskuar dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë të llojit thikë, rreth orës 02.00, të datës 19.08.2011, janë futur në banesën e shtetaseve L.Blloshmi, vjeç 17, dhe K.Blloshmi, 20 vjeçe, banuese në fshatin Fanjë, Komuna Qukës-Librazhd, ku duke ushtruar dhunë fizike, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me dy motrat e lartëpërmndura.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, policia e Elbasanit po punon për dokumentimin e plotë të saj. Materialet e përpiluara në ngarkim të dy shtetasve të sipërpërmendur, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me të rritura e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, plagosje dhe dhunim banese”. /Start/

                                                                                             2011-08-23 07:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›