SHBA: "Raporti i ODIHR, i qarte dhe transparent"
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane, Aleksander Arvizu e ka vleresuar raportin e OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 8 majit si te qarte dhe transparent. Ne nje prononcim dhene per mediat, gjate dites se djeshme, diplomati amerikan ka theksuar se dokumenti i vezhgimit te zgjedhjeve shtron nje sere detyrash qe lidhen me proceset zgjedhore. Ne kete menyre ai ka kerkuar qe te nise sa me pare bashkepunimi mes paleve per te bere permiresimin e Kodit Zgjedhor. "Une mendoj se ishte nje raport teresor, i qarte dhe objektiv. Themi here pas here qe struktura ligjore ne Shqiperi eshte e plote dhe eshte e mire, por zbatimi i ligjit le per te deshiruar. Por, sic e ben te qarte raporti i ODIHR, ka boshlleqe ne ligjin elektoral, i cili ka nevoje per t'u permiresuar, pasi keto boshlleqe kane penguar dhe zbatimin me tej", tha dje Arvizu. Diplomati amerikan shtoi se pas publikimit te raportit i mbetet klases politike shqiptare qe te plotesoje rekomandimet. Ai ka theksuar se per zbatimin sa me eficient te ketyre rekomandimeve kerkohet bashkepunim dhe dialog politik. "Ky duhet te jete fokusi. Sidomos reformimi i Kodit Elektoral. Por zbatimi eshte i rendesishem gjithashtu", tha dje Arvizu. Ai ka shtuar se ndryshimet ne Kodin Zgjedhor jane te domosdoshme, pasi OSBE-ja ka shprehur disa here shqetesimin per permiresimin e Kodit Zgjedhor, qe aktualisht vleresohet me nje sere boshlleqesh. Reagimi i diplomatit amerikan ka ardhur pak dite pas publikimit te raportit per zgjedhjet, ku klasa politike eshte e ndare ne interpretimin e tij.
BE dhe SHBA, qendrim te perbashket per reformen zgjedhore
Vec ambasadorit Arvizu, edhe perfaqesuesi i Bashkimit Evropian ne Tirane, ambasadori Etore Sequi ka qene i qarte ne dobishmerine e reformes zgjedhore. Duke vleresuar raportin e OSBE/ODIHR, Sequi ka theksuar se mesazhet e tij kane qene te qarta per klasen politike. Ai ka theksuar se nisja e reformes zgjedhore, dhe reformave per procesin e integrimit evropian duhet te shihen me prioritet nga e gjithe klasa politike shqiptare. "Te dyja palet, do te thoja qe te gjithe, po thone qe raporti i ODIHR-it eshte i rendesishem dhe qe rekomandimet duhet te zbatohen. Ajo qe dua te them eshte se ka nje mirekuptim qe rekomandimet e ODIHR-it duhen zbatuar, atehere kjo le te behet", tha Sequi, pak dite me pare nga qyteti i Shkodres. Nderkohe qe ne deklaraten e tij, ashtu si dhe ne ate te ambasadorit te SHBA-ve nuk ka pasur asnje sugjerim per ndryshimin e Kushtetutes, ide kjo e hedhur nga Partia Socialiste. Sequi ka theksuar se procesi me i rendesishem eshte ai i integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian, gje qe realizohet me permbushjen e 12 kritereve. "Ajo cka nevojitet eshte nje angazhim i forte nga forcat politike shqiptare, per te vene ne jete 12 perparesite kyce qe Komisioni Evropian ka listuar ne menyre qe te ecet perpara ne rrugen e integrimit evropian", ka thene ai.