PS: KQZ nuk ekziston, te riformatohet
Partia Socialiste ka kerkuar dje riformatimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Duke u nisur nga problemet me procesin zgjedhor ne komunen Shale, sekretari i Grupit Parlamentar te PS, Taulant Balla, deklaroi se numerimi i votave ne Tirane, eshte nje tjeter tentative e KQZ-se per te manipuluar procesin e zgjedhjeve. Sipas tij, procesi ne kete komune eshte zhvilluar me presione nga ana e administrates. Por fatin e zgjedhjeve ne kete komune, Balla e ka lidhur me riformatimin e organit me te larte vendimmarres qe sherben per administrimin e zgjedhjeve. "Nuk mund te kete nje rezultat te drejte nga kjo KQZ qe identifikohet nga raporti i OSBE-ODHIR-it si institucioni qe shkaterroi zgjedhjet lokale te 8 majit. OSBE-ODHIR ka kerkuar shprehimisht riformatimin e KQZ te Ristanit e Saliut cka do te thote se ky institucion sot nuk ka me asnje lloj legjitimiteti e besueshmerie", tha dje Balla, para nisjes se numerimit te votave te komunes Shale ne KQZ. Sipas tij, permbajtja e raportit te nderkombetareve per zgjedhjet e ka vene ne pikepyetje ekzistencen e ketij institucioni. "Pas ketij diskreditimi nga arbitri nderkombetar i zgjedhjeve, qe konfirmoi te gjitha akuzat e opozites ne adrese te KQZ, ky institucion praktikisht ka reshtur se ekzistuari", tha Balla. Nderkohe qe per zgjedhjet ne komunen Shale, Balla ka theksuar se zhvillimi i tyre me probleme eshte prova se mazhoranca vazhdon te manipuloje procesin. "Sali Berisha nuk heq dore nga vjedhja e zgjedhjeve. Rasti me i fundit eshte ai i komunes Shale, ku perballe frikes per humbjen e kandidatit te tij, Saliu ka urdheruar Ristanin qe t'i numeroje ai votat e kesaj komune ne Komisionin Qendror te Vjedhjeve", tha dje Balla. Ai ka theksuar se sjellja e votave ne Tirane eshte taktike e mazhorances per te manipuluar procesin. Sipas tij, ky vendim erdhi pas deshtimit te tentativave per te manipuluar procesin zgjedhor ne kete njesi vendore. "Pasi deshtoi me tentativat e tij per t'i vjedhur zgjedhjet ne komunen e Shales me ane te manipulimeve e presionit shtypes nga te gjitha strukturat e regjimit te tij, tani Saliu ka vendosur te perdore serish Ristanin per te kryer grabitjen e radhes. Nuk mund te kete numerim te ndershem e te drejte nga KQZ ne krye te te cilit qendron nje bandit si Arben Ristani. Kete e pane te gjithe shqiptaret e nderkombetaret", tha dje Balla. Ne qendrimet e mbajtura ditet e fundit nga PS eshte kerkuar riformatimi i KQZ-se, nderkohe qe ne baze te Kodit Zgjedhor perfaqesuesit e ketij institucioni jane zgjedhur ne Kuvend me votat e te dy subjekteve politike.
Zgjedhjet e pjesshme, PS nuk paraqiti propozimet
Ashtu si dhe per raundin e pare te zgjedhjeve vendore, edhe ne raundin e fundit, Partia Socialiste nuk paraqiti ne afatet e duhura emrat e komisionereve qe do te administronin procesin. Ne rastin e komunes Shale ne Qarkun e Shkodres, komisioneret e PS-se dhe PBDNJ ne pese qendrat e votimit u propozuan vetem pak ore para nisjes se procesit. Nderkohe numerimi i votave duhet te kishte perfunduar diten e djeshme, serish mosmarreveshjet mes komisionereve bene qe procesi te bllokohej dhe per numerimin e rreth 1500 votave te kesaj komune. Ka qene sekretari i KAZAZ-se se Shkodres, perfaqesues i Partise Socialiste, ai qe eshte larguar paraditen e djeshme me vulen e ketij institucioni duke mos lejuar qe procesi te vijonte normalisht.
Zgjedhjet ne Shale, fiton kandidati i majte
Kandidati i "Aleances per te Ardhmen" ne komunen Shale, Bale Vukasani eshte shpallur dje fitues pas numerimit te votave ne KQZ. Vuksani fitoi me dy vota me teper se kandidati i koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Dede Tonaj. Kandidati i majte mori 644 vota, ndersa kandidati i djathte 642. Procesi zgjedhor ne komunen Shale te Shkodres eshte zhvilluar normalisht gjate dites se diel. Por fillimi i numerimit te votave ka sjelle dhe perplasjes e para mes komisionereve te majte dhe te djathte ne KZAZ-ne numer 42 ne Shkoder. Pas konflikteve te para, sekretari i kesaj KZAZ-je, qe eshte perfaqesues i Partise Socialiste, ka marre vulen dhe eshte larguar, duke bllokuar ne kete menyre gjithe procesin. Kjo ka sjelle qe KQZ-ja te marre masa per procesin, duke vendosur ne nje mbledhje urgjente qe kutite e numerimit te 5 qendrave te votimit te numerohet ne Tirane. kreu i KQZ-se, Arben Ristani ka akuzuar dhe deputetet e PS-se se kane synuar bllokimin e procesit ne kete njesi vendore. Me 4 vota pro dhe 2 kunder, KQZ-ja vendosi transportimin e votave dhe numerimin e tyre ne Tirane. Numerimimi i votave ka nisur paditen e djeshme dhe ka perfunduar rreth ore 21:00 te mbremjes se djeshme.