E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli Polovina: Mehmet Shehu ishte i dënuar me vdekje

Mehmet shehu dhe enver hoxha

Ndërsa të gjithë rendin pas argumenteve me i the të thashë, ai del përmbi to për të treguar përplasje të mëdha.Kur dëgjon titullin Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia, menjëherë të shkon mendja tek ndonjë nga ato hulumtimet agjenturore, por emri i autorit të thotë krejt gjë tjetër. Cilado qoftë tematika, Ylli Polovina përpiqet ta ngrejë mbi rrëfimin e rëndomtë, herë-herë të pavërtetë, për të sjellë jo vetëm materiale e fakte, por edhe ti hyjë një analize bindëse. Në 240 faqe libër, me një stil të këndshëm, gati letrar, nuk tregohen vetëm 27 ditë nga jeta e ish-kryeministrit shqiptar: udhëtimi drejt Amerikës në bordin e transoqeanikut Queen Elisabeth dhe 21 ditët në Neë York, ku kryesonte delegacionin shqiptar në Sesionin XV të Kombeve të Bashkuara. Ky udhëtim dhe gjithë historia që u ngrit mbi të shërben për të kuptuar si funksiononte mekanizmi i diktaturës. Në një farë mënyre Polovina e ka përdorur Mehmet Shehun, për të na thënë ca të vërteta më të mëdha se çështja Shehu. Në një intervistë Polovina na tregon për librin, çe shtyu, sa e vështirë qe të mblidhte faktet, si i gjeti arkivat shqiptarë dhe, duke dalë përtej asaj çka ka thënë në libër, na zbulon se ish-kryeministri ishte dënuar prej kohësh me dënimin me vdekje. Ai kurrsesi nuk duhet të ishte pasardhësi i Enver Hoxhës.
Z. Polovina, në një kohë kur tregut të botimeve i shtohet çdo ditë një libër mbi agjentura e fakte nga vitet e diktaturës, ju vini me një tjetër libër në këtë temë. Çju shtyu?

Ylli Polovina

E kundërta e asaj që parashtroni ju. Libri im i fundit, Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia, rrëfimin nga këndi agjenturor, pra luftën midis spiunazheve të huaja në Tiranën e kohës së diktaturës enveriane, e ka anashkaluar. Ndryshe në dyqind e dyzet faqet e tij do të kishit lexuar për funksionarë shumë të lartë në të dikurshmin Komitet Qendror, të cilët kanë qenë rezidentë të zbulimit sovjetik dhe kanë komanduar krerë të regjimit e madje politika reale. Po ashtu do të kishit ndeshur rreshta të shumtë mbi çështjen ende konspirative të Luftës mes Pesë Yjeve ose e treguar me pak fjalë se si tre breza agjentësh sovjetikë në disa nga pikat kyçe të Shqipërisë së para vitit 1990, për të fituar maksimumin e fshehtësisë dhe të mbijetesës, kanë likuiduar fizikisht njëri-tjetrin. Po të pëlqeja këtë këndvështrim, do ti bija edhe më shkurt: do ta pranoja e përshkruaja Mehmet Shehun si agjent të vjetër të anglo-amerikanëve dhe Ramiz Alinë si të specializuar gjatë studimeve politike në Moskë, në vitet pesëdhjetë të shekullit të shkuar, edhe për zbulim në favor të sovjetikëve. Kështu do të më jepej dorë ta shpjegoja rivalitetin mes tyre edhe si kacafytje ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe BRSS-së për të mbajtur nën kontroll Shqipërinë. Po të ndodhte që adhuroja subjektet dhe variantet konspirative të ngjarjeve të rëndësishme historike të vendit, do të ndiqja nga pas fare lehtësisht edhe një dëshmi të vetë njërit prej djemve të Enver Hoxhës, i cili të ëmës, Nexhmijes, i ka bërë kërkesë publike të pranojë se ka qenë e Moskës. Çdo autor e ka të ligjshme të shkruajë edhe kështu, madje libra të tillë kanë sukses të madh në treg. Thjesht unë thashë se nuk pëlqej dhe kurrë nuk do të merrem me stile të tilla krijimtarie dhe protagonizmi letrar.
Kur ju bëra pyetjen kisha parasysh një tekst hyrës që keni vendosur në libër. Ai, fjalë për fjalë thotë Duke sjellë një sasi të madhe dokumentesh arkivore të papublikuara ndonjëherë, në mënyrë të veçantë për udhëtimin e Mehmet Shehut në vjeshtë të vitit 1960, me transoqeanikun britanik Queen Elisabeth për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pastaj 21 ditët e qëndrimit të tij në Nju Jork, i mbetet lexuesit të gjykojë nëse ajo që ndodhi më pas me kryeministrin shqiptar ishte pasojë e një lufte të brendshme pushteti apo pjesë e një beteje të gjatë agjenturash të huaja.
Më duket se këtu është fare e qartë. Në këtë libër me ngjarje shumë të ndërlikuara dhe të ndikuara nga dhjetëra faktorë nuk prirem prej asnjë dëshire që nëpërmjet tij të influencoj drejt për së drejti në gjykimin e lexuesit, çfarë do të ngjante me siguri po ta nisja e përfundoja atë me objektiv ta dëshmoja si luftë për pushtet apo tërësisht si përleshje spiunësh. Në të gjithë krijimtarinë time të botuar në shqip apo në italisht (siç janë Homo Balkanicus, Rai & Albania apo një i tretë që del në fund të kësaj vjeshte) kam rrëfyer pjesë të veçanta, shumica të panjohura ose të zbuluara pak apo shtrembër, të historisë sonë. Nëse një subjekt nuk përfshin këtë rrethanë, pra të bartë tek lexuesi fragmente të rëndësishme të historisë kombëtare, sado joshës të jetë ai në elementë të tjerë, ngjarje triller apo me në qendër personazhe të rëndësishëm publikë, ai prej meje nuk përzgjidhet. Tek Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia koha e veprimit të ngjarjeve shtrihet nga njëzet e shtatë ditë intensive, që përbëjnë bërthamën e tij, magmën (gjashtë janë udhëtimi i kryeministrit shqiptar me vaporin Queen Elizabeth dhe njëzet e një qëndrimi në Nju Jork), deri pothuaj në dyzet e pesë vite. Në këtë përmasë përfshihet diktatura dhe një dekadë e gjysmë nga pluralizmi. Por po e qartësoj më profesionalisht: subjekti i librit ka një kohë të vendosur në tre rrathë të ngërthyer me njëri-tjetrin. Në të parin si pikë fillimi është viti 1959, periudhë e përkeqësimit të shpejtë të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Moskës dhe ku sovjetikët përpiqen ta përdorin Shqipërinë si bazë të Traktatit të Varshavës kundër NATO-s dhe, kur në Tiranë, nën presionin e KGB-së, fabrikohet grupi çam i Teme Sejkos me legjendën e një sulmi të kombinuar mbi vendin tonë të Flotës së gjashtë Amerikane. Ky rreth i parë mbyllet në vitin dymijë, kur dy djemtë e mbetur të Mehmet Shehut gjejnë më në fund eshtrat e të atit, hedhur në një varr anonim. Rrethi i dytë i lëvizjes së kohës në libër përfshin gjysmën e dytë të vitit 1960 (nis në korrik) dhe përfundon në nëntor 1986. Ato fillojnë me përgatitjet e Mehmet Shehut për të shkuar në Nju Jork dhe në sfond të Hysni Kapos në një takim përgatitor të partive komuniste në Bukuresht. Mbyllen me të quajturin Kongres i Vazhdimësisë, ku Ramiz Alia, ndërsa Perëndimi priste ndryshimin apo të paktën liberalizimin e kursit politik, e nisi leximin e raportit të tij me akuzën e njohur të Hoxhës se Mehmet Shehu qe një armik i betuar i Partisë dhe i popullit, si edhe një poliagjent në shërbim të të huajve. Rrethi i tretë i zhvillimit të ngjarjeve dhe më kryesori përfshin periudhën nga 12 shtatori deri në 22 tetor 1960, koha e udhëtimit të Shehut për në Nju Jork dhe kthimi prej tij. Ato kanë të bëjnë me nisjen nga Aeroporti i Rinasit, hyrja në Itali, udhëtimi nga Roma në Paris, prej këtu, në 14 shtator në portin detar francez të Sherburgut dhe nisja me anijen oqeanike Queen Elizabeth. Pastaj vijojnë të treguara hollësisht, një për një, që prej 20 shtatorit deri në 12 tetor, të gjitha ditët e kryeministrit shqiptar në qytetin e madh, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në Sesionin XV të Kombeve të Bashkuara. Më shkurt përshkruhet rruga e tij e kthimit, derisa më 22 tetor avioni qeveritar shqiptar e mori nga Aeroporti i Barit dhe e uli në Rinas.
Atëherë ju Mehmet Shehun e keni zgjedhur jo për tu përqendruar tek ai…
E zgjodha për tu përqendruar tek histo

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›