E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, vazhdon dhuna ndaj grave

Vetëm të hënën, organet e rendit kanë lëshuar urdhrin e mbrojtjes për dy gra pasi dhunoheshin nga bashkëshortët e tyre.

Fillimisht urdhër-mbrojtja u lëshuar për shtetasen E.B 21 vjeçe, banuese në Petrushë - Pogradec, pasi bashkëshorti i saj 27 vjeçar, ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj shtetases në banesën prindërve të saj, në Libonik të Korçës.

Ndërkohë, po dje urdhri për t’u marrë nën mbrojtje u lëshua edhe ndaj shtetases L.Sh 41 vjece, banuese ne Verdove - Pogradec, pasi bashkëshorti i saj 47 vjeçar,ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet e përpiluara për këtë rast i kaluan Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme./Start/

                                                                                             2011-08-23 08:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›