Arrestohen grabitesit e argjendarise
Policia e Korces ka mundur qe te vere nen pranga dy autoret e grabitjes se nje argjendarie dy dite me pare ne qytetin e Pogradecit. Ata jane arrestuar nga efektivet e Korces ne oret e para te mengjesit te se premtes teksa ishin duke kryer nje tjeter grabitje ne kete qytet. Burime zyrtare nga ana e policise se Korces bejne te ditur se jane arrestuar ne kushtet e flagrances Nardi Xhukellari 31 vjec nga Pogradeci dhe Halil Xaka 29 vjec nga Kruja. Sipas policise se Korces te dy keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur nen kercenimin e armeve nje argjendari ne qytetin e Pogradecit nga ku kane marre nje sasi te konsiderueshme bizhuterish. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e tyre policia ka gjetur e ka sekuestruar ne cilesine e provave materiale bizhuteri te vjedhura. Por pervec tyre ne shtepite e dy te arrestuarve eshte gjetur edhe nje arsenal te tere armesh dhe municioni si pistoleta granata ndezes dhe disa maska. Burimet policore bejne te ditur se te dy personat e prangosur rezultojne me precedente te meparshem kriminale pasi jane denuar per veprat penale te vjedhjes me dhune ne bashkepunim dhe trafikim te femrave.