Parakaloi gabim plagoset me arme zjarri
Nje 45-vjecar eshte qelluar me arme zjarri ne qytetin e Elbasanit pasi ka parakaluar nje makine tjeter. Nje parakalim i gabuar mund te shkaktoje nje aksident e si pasoje e tij mund te kete edhe te plagosur apo ne rastet me te keqija edhe te viktima. Por kesaj here nuk ka qene nje aksident me makine. Artur Biba per pak sa nuk eshte bere viktime e nje parakalimi te gabuar pasi ai eshte qelluar me arme zjarri nga shoferi mjetin e te cilit ai e kishte parakaluar me mjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen 5 Maji te Elbasanit kur 45-vjecari ka zbritur nga makina e tij per tu sqaruar me atentatorin e tij por kur ka dale nga makina ai eshte qelluar nga nje arme e tipit pistolete duke e lene te plagosur rende. Ai eshte shoqeruar per ne spital ku bluzat e bardha po kujdesen per shendetin e tij. Nderkohe nga ana e policise ka nisur puna per sqarimin e ngjarjes dhe gjetjen e autorit.