E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Dades sot para gjykates i komunikohen akuzat

Gjykata e Tiranes cakton sot masen e arrestit per djalin e deputetes socialiste Arta Dade i cili akuzohet per veprat penale Plagosje e rende dhe Armembajtje pa leje ndaj shtetasit Edrin Lufi nipi i ish-kryeministrit te qeverise komuniste Adil Carcani. Pavaresisht terheqjes se Lufit gjate deklarimeve para hetuesve se nuk mbante mend se kush e ka qelluar ndaj Besnik Dabulles jane ngritur dy akuza pasi vete para policise ka deklaruar se qitja e pistoletes ka qene aksidentale per shkak te gjendjes se dehur. Djali i deputetes socialiste tashme ndodhet i arrestuar dhe ne pritje te mases se arrestit ndersa do te mbrohet para togave te zeza nga daja i tij Shyqyri Daja. Pritet qe pala mbrojtese te paraqese para gjykates deklarimet e te demtuarit Lufi duke bere perpjekje te shfajesoje nipin e akuzuar nga akuza e plagosjes se rende me dashje dhe per ta klasifikuar ate si aksidentale per shkak te dehjes dhe te kerkoje lirimin e Dabulles. Ndersa paraprakisht policia ka referuar se ngjarja ka ndodhur pas nje sherri mes dy shokeve ne tavoline duke permendur se per kete ngjarje ka pasur dijeni edhe nipi i diktatorit Enver Hoxha Shkelzeni. Por nderkohe qe policia deklaron per nje plagosje ne lokalin ne pronesi te Besnik Dabulles ky i fundit ngre pretendimin para hetuesve se plagosja ka ndodhur aksidentalisht ndersa ishte duke futur pistoleten ne kroskotin e makines. Ky eshte i dyti rast qe djali i deputetes socialiste Dade perballet me gjyqesorin shqiptar pasi pese vite me pare se bashku me djalin tjeter te saj jane akuzuar per plagosjen e nje shtetasi te Komuna e Parisit e cila u pushua si ceshtje nga gjykata per shkak te terheqjes se te demtuarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›