E Diel, 1 Nëntor 2026

Oficeri Dajti vrau efektivin Kastriot Feskaj

I shumekerkuari Dritan Dajti eshte vene me shpatulla pas murit nga nje prej oficereve i cili ka marre pjese ne operacionin per arrestimin e tij. Deshmitari P. Sulkaj ka nisur te tregoje perpara trupit gjykues ngjarjen e 7 gushtit te dy viteve me pare ku ai se bashku me koleget e tij ishin nisur per te arrestuar te shumekerkuarin. Jam bashkuar me grupin tek ura e Dajlanit. Kemi shkuar afer pistes tek Iliria kur kemi pare makinen e tipit Tuareg. I jemi afruar duke i thene Ndal policia ka nisur te tregoje deshmitari gjate seances se djeshme e cila eshte zhvilluar me dyer te mbyllura ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Burime nga gjykata kane bere me dije e dyshimtari ka treguar me tej se pas te shtenave me arme ai vete kishte mundur qe te shikonte Dajtin qe te qellonte mbi efektivin Kastriot Feskaj si dhe kishte qelluar 18-vjecarin Fatjon Shamku te cilin e ka plagos ne kembe. Ne momentin qe deshmitari ka nisur qe te tregoje ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ate dite deshmia e tij eshte nderprere per shkak se avokati mbrojtes i te pandehurit Dritan Dajti eshte larguar nga salla me arsyetimin se kishte nje tjeter gjyq per te ndjekur. Largimi nga salla e gjyqit te avokatit ka bere qe trupi gjykues te shtyje seancen per nje tjeter date gjykimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›