E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne flake nje banese shpeton gruaja me femijet

Nje shkendije elektrike ka shkaktuar nje zjarr te fuqishem i cili ka perfshire nje banese ne kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1300 ne nje apartament ne zonen e njohur si Fresku. E zonja e shtepise sapo ka pare flaket ne kuzhine menjehere ka marre femijet e saj te vegjel duke vrapuar per te dale nga banesa. Ka qene pikerisht ajo qe ka bere edhe lajmerimin e forcave te zjarrfikeses te cilat kane mberritur menjehere ne vendngjarje. Nga ana e zjarrfikesve fillimisht eshte bere i mundur evakuimi i banoreve te izoluar nga flaket e me pas eshte arritur lokalizimi i flakeve dhe shuarja e plote e zjarrit. Nga ky zjarr jane shkaktuar deme te konsiderueshme materiale ne kete banese. Grupi hetimor ka nisur punen per zbardhjen e shkaqeve te zjarrit ndersa dyshimet e para flasin per nje zjarr te shkaktuar si pasoje e nje shkendije elektrike ne kondicionerin e kesaj banese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›