Dy shqiptare kapen me kokaine kercenonin klientet
Dy shtetas shqiptare u arrestuan nga policia italiane me akuzen e shperndarjes se kokaines ne lokale ne disa qytete te Italise. Sokol Pellumbi dhe Ermal Konci akuzohen se kane kryer shitje kokaine per perdoruesit ne disa lokale perfshi Molisen Puglian Campanian Lazion dhe Piemonten. Ne momentin e arrestimit dy shqiptaret u kapen me disa doza droge por kontrolli ne banese gjeti edhe 2 kilograme kokaine te paster. Edhe tre persona te tjere me iniciale M. L H. L dhe C. F akuzohen se kane marre pjese ne qarkullimin e droges. Ata akuzohen se kane kryer veprimtari te paligjshme me narkotiket ne Rome Latina Foxhia dhe Campania. Sipas nje zyrtari te policise shqiptaret u arrestuan pas denoncimeve te bera nga vete perdoruesit. Nje prej bleresve i cili se fundi nuk kishte para ishte kercenuar me jete nga shqiptaret nese nuk paguante detyrimin per dozat qe kishte marre borxh tek shqiptaret duke shtyre per me vone pagesen e nevojshme.