Perkujtohet dita e Holokaustit

Marshimi i të gjallëve ka nisur që nga porta kryesore e kampit të përqendrimit Aushvic, dhe ka përfunduar në kampin Birkenau, që është dhe pjesa e dytë e kampit të përqendrimit të ndërtuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, me qëllim për të shfarosur popullatën hebreje të Europës, si dhe përfaqësues të kombësive të tjera.
Marshues nga nga e gjithë bota janë mbledhur në kampin famëkeq duke kënduar dhe valëvirut flamuj izraelitë. Rreth 1.5 milionë njerëz gjetën vdekjen në kampet e përqendrimit Auschwitz dhe Brzezinka, nga të cilët 1 milion ishin hebrej. Ndërsa viktimat e tjera i përkisnin grupeve të të burgosurve politikë polak, si dhe robër lufte sovjetikë, romë, homoseksualë, njerëz me aftësi të kufizuara si dhe të burgosur për shkak të fesë, së cilës i përkisnin. Kampi u lirua nga ushtarët sovjetikë në 27 janar të vitit 1945.