Siria pranon afatin per planin e paqes
Siria ka rënë dakord që në 10 prill, të nisë implementimin e planit të paqes prej 6 pikësh të të dërguarit të Lidhjes Arabe, Kofi Anan.
Plani bën thirrje për një armëpushim nën mbikëqyrjen e OKB, tërheqjen e ushtarëve dhe armëve të rënda nga qytetet, si dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.
Ndërkohe dhuna në Siri ka vazhduar edhe të hënën, ndërsa aktivistët kanë vazhduar luftimet në Idlib dhe Homs.
Kreu i komitetetit ndërkombetar të Kryqit të Kuq shkon në Damask për bisedime lidhur me zgjerimin e operacioneve të ndihmës.
Gjatë vizitës së saj dyditore, Kellenberger do të vizitojë zonat e prekura nga luftimet, bëri të ditur Kryqi i Kuq.
Siria ndërkaq ka thënë javën e kaluar se pranon planin e paqes. Megjithatë Anan tha në KS se deri më tani nuk ka asnjë shenjë që presidenti, Bashar al-Assad të mbajë premtimet lidhur me planin e paqes.