SHBA, atentat në universitet, së paku gjashtë të vdekur

Së paku gjashtë vetë mbetën të vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, pasi një atentator qëlloi me breshëri në një Universitet në Kaliforni, lajmëruan mediat amerikane rreth orës 21:40. Sekuencat televizive treguan njerëz të plagosur duke u nxjerrë nga Universiteti i Oikos, në qytetin e Oklandit.
Policia dhe forcat speciale kanë rrethuar zonën, por atentatori nuk është kapur ende. Universiteti i Oikos është një institucion privat që ofron kurse në teologji, muzikë dhe infermieri.
Me ngjarjen që sapo ka ndodhur, raportimet janë ende të paqarta, por një spital konfirmoi se katër persona kanë mbërritur në të për trajtim. “Kemi të vdekur, por nuk mund të konfirmoj numrin e tyre në këtë moment. Kemi edhe disa persona që janë aktualisht të plagosur me armë zjarri”, deklaroi Johanna Watson, e policisë së Oklandit.
Një oficer policie tha për CNN në vendngjarje se vrasësi nuk është identifikuar ende. Dëshmitarë pamorë identifikojnë atentatorin si një mashkull me pamje koreane, rreth të 40-tave.