Chelsea refuzohet për Pastoren

Nga Express më 02 qershor 2011 në ora 22:47
Klubi italian, Palermo ka refuzuar një ofertë nga Chelsea për yllin argjentinas Javier Pastore.
Mesfushori 21 vjeç kërkohet nga klube të mëdha evropiane përfshirë Chelsean, Real Madridin, Barcelonën, Interin, Milanin dhe Manchester Cityn. P
or, presidenti i Palermos Maurizio Zamparini e vlerëson Pastoren në 50 milionë euro.
“Chelsea ishte klub që paraqiti një ofertë të madhe për të por ajo nuk arrinte minimumin e shifrës që kemi vendosur për një futbollist të kualiteteve të tij. Nëse dikush e do Pastoren duhet të paguan 50 milionë euro” tha Zamparini për radio Cadena Ser.