E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga anullon kërkesën e mbrojtjes së Haradinajt

PRISHTINË- Dhoma e Apelit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në ish- Jugosllavi mori sot vendim të anullojë kërkësën e mbrojtjës së Ramush Hardinajt dhe urdhëroi që Prokuroria, përveç dy dëshmitarëve të cilët kundërshtuan të paraqiten në gjykatë, duhet të thërrasë dëshmitarë të rinj në ri-gjykimin e pjesshëm.

Ashti si më parë, vendimi është marrë nga shumica në Dhomën e Apelit, me Presidentin e Gjykatës, gjyqtarin Patrick Robinsion, i cili nuk u pajtua me opinionin e shumicës.

Njoftimi për vendimin e gjykatës së Hagës u dha nëpërmjet një deklarate për mediat nga Michael O’Reilly, koordinator i mbrojtjes së Haradinajt. Mbrojta e Haradinaj, sipas deklaratës tashmë do të shtyhet dhe kërkojë që rigjykimi i pjesshëm të fillojë sa më parë që të jetë e mundur, me shpresë brenda pak javësh.

Ekipi mbrojtës i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte paraqitur ankesën në shkurt të këtij viti. Ankesa me dhjetëra faqe kishte paraqitur prova kundërshtuese për aktakuzën, sipas të cilës, për krime lufte të kryera në zonën operative të Dukagjinit, akuzohen Ramush Haradinaj, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj.
Mbrojtja nuk kishte kërkuar që cështja të mbyllet tërësisht por që prokuroria të paraqesë sa më shpejt faktet që pretendon se i posedon.

Kuvendi i Republikës së Kosovës në një seancë plenare të jashtëzakonshme më 31 maj shprehu besim në pafajësinë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj e bashkëluftëtarëve të tij dhe në luftën e drejtë të UÇK-së, si edhe në drejtësinë ndërkombëtare në procesin e rigjykimit të pjesshëm në Gjykatën e Hagës.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›