Arrestohen me euro false
ELBASAN Blinin me euro false në Elbasan, në pranga 2 shtetas. Seksionit kundër krimit ekonomik e financiar, në drejtorinë e policisë së qarkut Elbasan, identifikuan dhe arrestuan dje Everest Merishaj, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz-Tiranë dhe Aurel Vogli, 29 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Sauk-Tiranë. Arrestimi tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vënë në qarkullim në qytetet Elbasan dhe Peqin 100 euro të dyshuara si të falsifikuara dhe me anë të kësaj valute kanë blerë karburant në Elbasan në lagjen "28 Nëntori" dhe karburant në fshatin Pajovë-Peqin. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 100 euro si dhe mjetin tip motoçikletë pa targa, me të cilin udhëtonin bashkëpunëtorët. Ndaj tyre është ngritur akuza e “falsifikimit të monedhave”. Hetuesit po punojnë për të zbuluar rrjetin e shpërndarjes së eurove false si dhe fabrikën e prodhimit të tyre, duke i shtrirë hetimet edhe në Tiranë. F.S.