E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset 35-vjeçari, ende asnjë i arrestuar

SHKODËR Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar nga Shkodra, ndërsa policia akoma nuk e ka identifikuar autorin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.30 të të dielës në një lokal në lagjen “Ndoc Mazi” në rrugën drejt stacionit të trenit. Helidon Marku (Sokoli) 35 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, është qëlluar dy here me armë zjarri pistoletë ndërsa pinte kafe brenda në lokal. Autori është larguar me shpejtësi, ndërsa 35-vjeçari është plagosur në kofshë dhe pjesën e prapme, pa rrezik për jetën. I ndihmuar nga personat që ndodheshin me të, ai ka mundur të ngrihet dhe të lëvizë deri te një mjet që e ka transportuar drejt spitalit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia akoma nuk ka shpjeguar motivet e ngjarjes dhe autorët e saj, ndërsa janë kryer veprimet. I dëmtuari Helidon Marku (Sokoli) një vit më parë pati plagosur lehtë dy shtetas, pas një konflikti për gërvishtjen e mjetit të tij nga motor i njërit prej të plagosurve. Për këtë ai ishte dënuar me gjashtë muaj burgim, me vendimin nr.322 datë 30.07.2010, ndërsa ishte ndaluar që ditën e ngjarjes. Sipas vendimit të gjykatës, marrëdhëniet mes Helidon Markut dhe dy të plagosurve janë stabilizuar. Sipas policisë, Helidon Marku ka qenë i dënuar më parë dhe për trafikim mjetesh motorike dhe plagosje të rëndë me dashje. Ndërsa për plagosjen e tij të dielën policia shprehet se po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›