Arrestohen ne Tirane autoret e 3 plagosjeve
TIRANE - Dy persona te shpallur ne kerkim nga Policia e Tiranes per plagosjen e tre te rinjve u ndaluan mengjesin e djeshem gjate nje operacioni te koduar Lavazhieri. Pas hetimeve qe kryheshin prej disa muajsh nga oficeret e seksionit Kunder Jetes dhe Shendetit u be i mundur zbulimi i vendndodhjes se 18-vjecarit Gjergj Lulit dhe Klaidi Gjecit 23 vjec. Ngjarjet per te cilat akuzohen dy te rinjte kane ndodhur ne gusht dhe ne tetor te vitit 2010 ne dy zona te ndryshme te Tiranes. Pas plagosjeve policia i kishte shpallur ne kerkim autoret e ketyre krimeve te cilet rane dje ne pranga. Sipas burimeve zyrtare te policise se kryeqytetit Gjergj Luli akuzohet per plagosjen e rende me thike te dy vellezerve Heraldin dhe Klajdi
Biberaj ngjarje e cila ndodhi me 21 tetor te vitit te kaluar. Motivi i ngjarjes ka qene nje sherr qe tre personat e perfshire ne konflikt vellezerit e plagosur dhe autori kane pasur nje dite para ngjarjes ne rrjetin social Facebook ku sipas policise kane shkembyer fyerje dhe kercenime. Per kete arsye ata kane lene nje vend dhe orar takimi mbremjen e 21 tetorit ku sherri mes tyre ka marre permasa edhe me te medha dhe Luli ka plagosur me thike duke i goditur ne disa pjese te trupit dy vellezerit Biberaj. Policia e shpalli ne kerkim te dyshuarin menjehere pas deklarimeve qe dhane dy vellezerit ne lidhje me ngjarjen dhe arrestimi i tij u mundesua mengjesin e djeshem.
Personi i dyte qe u ndalua mengjesin e djeshem gjate operacionit te policise se Tiranes dhe u la per tu hetuar ne gjendje te lire eshte 23-vjecari Klaidi Gjeci i cili ishte shpallur ne kerkim policor ne muajin gusht te vitit 2010. Sipas burimeve zyrtare te policise Gjeci akuzohet per plagosjen me arme zjarri te Marinel Llazes. Ngjarja per te cilen akuzohet i dyshuari ka ndodhur ne nje prej lokaleve ne zonen e ish-Bllokut ne Tirane me 22 gusht te vitit te kaluar. Sipas burimeve nga grupi hetimor Gjeci ka kerkuar te takohej me Llazen pasi ky i fundit kishte pasur nje konflikt me te vellain dhe e kishte goditur me grusht. Ne debat e siper Kleidi Gjeci ka nxjerre nje pistolete qe e mbante pa leje duke e qelluar dy here Marinel Llazen dhe me pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes me nje makine tip Ford. Fatmiresisht i plagosuri ishte goditur me dy plumba ne pjesen e kembes dhe nuk pati demtime serioze per jeten. Mesohet se pas ndalimit dhe konsultimeve me Prokurorine e Tiranes u vendos qe 23-vjecari Gjeci te hetohej ne gjendje te lire per akuzat plagosje e lehte me dashje dhe armembajtje pa leje.