E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Mirdites rrezohen dy burgime te perjetshme

/ /

Sipas vendimit te Kolegjit Penal dosja ndaj te pandehurve Dritan Ndoi Syziu Nikoll Syziu Bardhok Syziu Tom Syziu Tom Gjoka dhe Arjan Rec do te rigjykohet tek Krimet e Renda me nje trupe te re gjyqesore. Vendimi u shpall dje nga nje Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtari Andi eliku. Gjykata lexoi vetem dispozitivin pjesen e shkurtuar te verdiktit nderkohe qe vendimi i arsyetuar do te zbardhet ne ditet ne vijim. Ne seancen e paraqitjes se pretendimeve te paleve mbrojtesit kerkuan prishjen e vendimit te dy shkalleve me te uleta te gjyqesorit dhe rigjykimin e ceshtjes. Nje nga mbrojtesit e te pandehurve avokati Remzi Ponari pretendoi para Kolegjit Penal pavlefshmeri per disa nga aktet e perdorura ne gjykimin e dosjes ne Shkallen e Pare dhe ne Apel. Nga ana e tij perfaqesuesi i prokurorise ne proces kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te dy shkalleve me te uleta te gjyqesorit. Te akuzuarit nga Prokuroria per Krimet e Renda si anetare te bandes se Mirdites u denuan nga Krimet e Renda me 28 prill te vitit te kaluar. Sipas ketij vendimi Nikoll Syziu dhe Dritan Syziu u denuan me burgim te perjetshem Bardhok Syziu me 15 vjet burg Tom Syziu me 14 vjet burg Tom Gjoka me 14 vjet dhe Arjan Reci me 14 vjet burg. I pandehuri Dritan Ndoi Syziu u gjykua ne mungese. Ky vendim u rikonfirmua me pas ne Apel me 10 shtator te vitit te kaluar. Ne te dyja gjykimet te pandehurit ne proces kane pretenduar pafajesi ne lidhje me akuzat qe rendojne mbi ta ato te vjedhjes me arme ne tentative ne bashkepunim dhe te vrasjes me dashje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes. Te siperpermendurit u deklaruan fajtore per ngjarjen e vitit 2000 ne ish-SMT-ne e Rreshenit. Gjate nderhyrjes se policise kunder nje grabitjeje ne parkingun e ish-SMT-se se qytezes nga hedhja e nje granate nga keqberesit dhe nga nje shkembim zjarri u vra polici Gjon Pacuku u plagosen tre police te tjere dhe roja i parkingut.

ARMAND BAJRAMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›