E Diel, 1 Nëntor 2026

E plagos dhe e fyen komshiu hakmerret duke i rrahur gruan

KAVAJE - Policia e Kavajes ka ndaluar dhe ka nisur procedim penal ne gjendje te lire per dy persona fqinje me njeri-tjetrin te cilet akuzohen per plagosje te lehte me dashje dhe fyerje. Zenka fillimisht ka ndodhur mes dy burrave kryefamiljare por ne shenje hakmarrje per goditjet dhe fyerjet e komshiut i demtuari ka sulmuar bashkeshorten e autorit ne te njejten menyre duke e rrahur dhe fyer ate. Ngjarja ndodhi ne qytetin e Rrogozhines ku sipas policise Ilir Jaupaj 46 vjec dhe Riza Tosku 56 vjec fillimisht kane pasur nje debat me njeri-tjetrin per te sqaruar nje konflikt xhelozie. Ne debat e siper Jaupaj ka nisur te ofendoje fqinjin e tij madje nuk kane munguar as kercenimet dhe me pas edhe disa goditje me gure e objekte te tjera te forta. Nga goditjet eshte plagosur lehte ne pjese te ndryshme te trupit 56-vjecari Tosku. Per te mbyllur sherrin mes te shoqit dhe fqinjit ne mes eshte futur bashkeshortja e Jaupajt F. Jaupaj 40 vjece e cila ka tentuar te mbyllte konfliktin mes dy burrave. Por nena e dy vajzave te mitura jo vetem qe nuk ka mundur te mbyllte sherrin dhe te ndante te shoqin nga fqinji por ka rene edhe vete pre e dhunes fizike dhe fyerjeve te Riza Toskut. Ky i fundit per tu hakmarre ndaj dhunes se Ilir Jaupajt ka nisur te fyeje dhe te godase me gure bashkeshorten e autorit e cila me pas eshte transportuar per ne spital. Policia eshte lajmeruar nga femijet e dy familjeve te perfshire ne konflikt dhe ka shkuar menjehere ne vendngjarje duke shoqeruar ne Komisariatin e Kavajes Ilir Jaupajn dhe Riza Tosken. Pasi jane marre deklarimet e te dy fqinjeve dhe jane degjuar pretendimet e seciles pale eshte vendosur qe te dy te ndiqen penalisht ne gjendje te lire me akuzat plagosje e lehte me dashje dhe fyerje. Gjithashtu oficeret policise kane marre ne pyetje edhe bashkeshortin e njerit prej autoreve F. Jaupajn e cila pasi ka marre mjekimin ne spital eshte rikthyer ne shtepi pasi sipas burimeve nuk ka marre demtime serioze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›