Arrestohen për korrupsion 6 zyrtarë të MB-së

Arrestohen për korrupsion 6 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për vepren e korrupsionit aktiv të personave që ushtrojne funksione pubike të kryer në bashkëpunim edhe me persona të tjerë.
Objekt i hetimeve ka qene procedura e prokurimit të fondeve publike me objekt blerje univorma veshmbathje dhe elemente të tjerë përbëret të tyre. Për zbardhjen e rrethanave të hetimit nga ana e njësisë së përbashkët hetimore kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në prokurori janë kryer veprime të shumta hetimore me mjetet speciale të hetimit
Kështu është vendosur që të caktohet masa e sigurimit arrest në burg për shtetasin Bujar Murati i dyshuar për kryrrjen e veprës penale korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, arrest në burg dhe për Redi Popesku, Tahir Imamin,Artan Berberin dhe Jani Gjergjefi dhe është lënë në "arrest shtëpie" Agur Sadiku.