SHBA/ Schmidt emërohet shefi i sigurisë për informatikën
Presidenti Barack Obama ka emëruar Howard Schmidt në krye të sigurisë informatike. Schmidt është një këshilltar i administratës "Bush" dhe një ish-punonjës i "Microsoft".
Shtatë muaj më parë Obama kishte deklaruar se do të mbronte Shtetet e Bashkuara nga spiunazhi informatik dhe nga sulmet e piratëve informatikë ndaj rrjeteve të qeverisë dhe ndërmarrjeve të mëdha financiare.