E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare fiton cmimin “Rexhai Surroi” për roman

PRISHTINE- Kadare nderohet me një tjetër cmim. Shkrimtari i përmasave ndërkombëtare ka marrë sot cmimin “Rexhai Surroi” për romanin Darka e Gabuar”. Vetë Kadare e vlerësoi këtë cmim, pasi sic u shpreh, e vecanta e tij qendronte tek fakti se vinte nga Kosova. Juria e përbërë nga akademikët Sabri Hamiti e Eqrem Basha dhe Dr. Bardh Rugova, nga prodhimi i pasur i sivjetshëm i romanit shqiptar, veçoi “Darkën e Gabuar” të këtij shkrimtari të madh, tashmë përmasash ndërkombëtare. Kadare e quajti këtë shpërblim me rëndësi e vlerë të veçantë për të, duke i sjellë më shumë gëzim se vjen nga Kosova. çmimin për gazetari të shkruar “Rexhai Surroi, u takoi dy gazetarëve, për shkrimin “Jeta në kërkim të një varri”, me autorë Serbeze Haxhiaj, Radio Kosova, dhe Rexhep Krasniqi – “Koha Ditore”. Juria, e përbërë nga Zenun çelaj, Kelmend Hapçiu e Naser Miftari, tha se ishte e një mendjeje kur u përcaktuan për këtë shkrim e këta autorë. Me këtë rast u promovua edhe libri “Tunelet e tmerrit”, me rrëfimet rrëqethëse të shqiptarëve të izoluar nga regjimi i Milosheviqit para 20 vjetësh. Ceremonia e dorëzimit të këtyre çmimeve, u mbajt në hapësirat e Hotelit “Grand” dhe në të merrnin pjesë personalitete të shquara të kulturës, të artit e të politikës.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›