E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet polici, tentoi të përdhunonte të miturën

TIRANë- Një punonjës policie i komisariatit të Kavajës u arrestua nga kolegët e tij, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. Burime zyrtare të policisë së qarkut të Tiranës thanë sot se çaush Saliasi, 42 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë, u ndalua dje rreth orës 16.30, pasi dyshohet se në ambientet e një lokali, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur. Ndërkohë gjatë aksioneve të kryera gjatë 24 orëve të fundit policia e qarkut të Tiranës ka arrestuar 4 shtetas të dyshuar për vjedhje në bashkëpunim dhe një 30 vjeçar, i dënuar me gjobë nga gjykata e Tiranës për "drejtim të mjetit pa dëshmi". Gjatë të njëjtit interval kohor forcat e policisë së Tiranës kanë vazhduar kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitorë në shlyerjen e detyrimeve të tyre. Në aksionet e ditës së djeshme, mësohet se janë pezulluar për mosshlyerje të detyrimeve lejet e qarkullimit të automjeteve për drejtuesit e 20 mjeteve.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›