E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi viziton të moshuarit, apel për më tepër vëmendje

DURRES- Qendra e të moshuarve në qytetin e Kavajës është përzgjedhur nga Presidenti i vendit Bamir Topi për të përcjellë urimin e parë për festat e fundvitit. Paraditen e së martës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kreu i shtetit ka takuar të moshuarit në këtë qendër duke ofruar për ta edhe dhurata në shenjë dashamirësie respekti dhe përkujdesjeje. “Duhet të kujdesemi shumë për moshën e tretë sepse kjo moshë padyshim ka kaluar shumë vështirësi në jetë, sidomos në kushtet që ka kaluar shoqëria shqiptare. Gjesti që ne bëjmë sot është detyrim që e ka cdo njeri që të vijë tju shikojë ” u shpreh Presidenti. Apeli për më tepër vëmendje nuk ka munguar as në vizitën e Presidentit dhe zonjës së tij në qendrën rezidenciale të zhvillimit në Durrës ku jetojnë e arsimohen fëmijë me aftësi të kufizuara. “Kuptohet jo në të gjithë Shqipërinë fëmijët e kësaj kategorie kanë të njëjtat kushte, por të gjithë sëbashku duhet të japim impulse që fëmijët kudo që të jetojnë të kenë kushte normale. Ti urojmë këtyre fëmijëve dhe të gëzojmë të gjithë sëbashku Festën e Krishtlindjeve dhe vitin e ri, Gezuar. ” u shpreh kreu i shtetit. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›