E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen të miturit për 17 raste të vjedhjeve

Dy persona janë arrestuar dje në Mitrovicë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer 17 raste të vjedhjeve.

Sipas policisë, arrestimi i dy të miturve është bërë në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Hetimet në lidhje me rastet ende janë duke vazhduar./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›