E Diel, 1 Nëntor 2026

I goditi tri femra me veturë

Tri femra të mitura kanë pësuar lëndime trupore pasi që një person me veturën e tij, i goditi ato derisa ishin duke lëvizur këmbë rrugës së fshatit Qburel të Skenderajt.

Policia bëri të ditur se, aksidenti ka ndodhur dje derisa ngasësi i veturës nga pakujdesia ka shkelur tri këmbësore.

Dy prej të lënduarave janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përderisa policia është duke u marrë me rastin./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›