E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen tetë persona të dyshuar për marrje me prostitucion

Nga Express më 05 mars 2011 në ora 13:29

Pas një hetimi njëmujor, policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar tetë persona, katër shtetas ukrainas, një shtetas turk dhe tre kosovarë, të cilët dyshohen për mundësim dhe marrje me prostitucion.

Sipas një komunikate për media të policisë, këta të dyshuar janë hetuar nga ana e policisë për një kohë të gjatë dhe të shtunën hetimi ka rezultuar me arrestimin e tetë personave të dyshuar dhe kontrollimin e 12 lokaleve të ndryshme, përfshirë edhe lokalin “Moulin Rouge” në Prelez të Muhaxhirëve ku dyshohet se janë kryer veprat penale mundësim në prostitucion dhe dhënie pas prostitucionit.

Personat e arrestuar shfrytëzonin femra, shtetase ukrainase, për qëllime të shfrytëzimit seksual. Të gjithë të dyshuarit pas arrestimit me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në qendrën e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.

Gjithashtu gjatë këtij plani operativ janë mbyllur edhe tri lokale tjera nga inspektorët e punës, ndërkohë janë gjetur edhe njëmbëdhjetë shtetas të huaj duke punuar dhe qëndruar në Kosovë pa leje adekuate me ç’ rast është informuar drejtoria e policisë për migrim e cila është duke u marrë me procedurat tjera.

Njëkohësisht janë kontaktuar edhe 38 femra nga ana e policisë dhe 171 mysafirë, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›