E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 8 persona dyshohen per shfrytezim prostitucioni

Foto ilustruese prostituta

Ferizaj 5 mars 2011 NOA- Drejtoria per hetimin e trafikimit te qenieve njerezore sektori ne rajonin e Ferizajt kishte filluar nje hetim muaj me pare me qellim te identifikimit dhe zbulimit te viktimave qe ishin ne prag te trafikimit.

Keshtu hetuesit policor ne baze te informatave qe posedonin dyshonin se behej fjale per nje grup personash te dyshuar pronare te moteleve-restoranteve qe shfrytezonin femra shtetase ukrainase per qellime te shfrytezimit seksual.

Keta te dyshuar jane hetuar nga ana e policise per nje kohe te gjate dhe me derisa diten e sotme u krye arrestimi i tete personave te dyshuar dhe kontrollimin e 12 lokaleve te ndryshme.

Nga 12 lokale te kontrolluara ku mendohet se eshte zhvilluar aktiviteti i tyre personat e dyshuar te arrestuar jane kater shtetas ukrainas nje shtetas turk dhe tre shtetas shqiptar kosovar.

Te arrestuarit jane

1. I M.  lindur me 1982 shtetase ukrainase e gjinise femerore

2. S G. lindur me 1987 shtetas shqiptar kosovar i gjinise mashkullore

3. N K. lindur me  1976 shtetase ukrainase e gjinise femerore

4. I G. lindur me 1989 shtetase ukrainase e gjinise femerore

5. M P. lindur me 1971 shtetase ukrainase e gjinise femerore

6. R A. lindur me 1972 shtetas turk i gjinise mashkullore

7. H L. lindur me  1983 shtetas shqiptar kosovar i gjinise mashkullore

8. I A. Lindur me 1978 shtetas shqiptar kosovar i gjinise mashkullore

Te gjithe te dyshuarit pas arrestimit me urdher te prokurorit pergjegjes jane derguar ne qendren e ndalimit per te vazhduar me procedura te metejshme hetimore. Gjithashtu gjate ketij plani operativ jane mbyllur edhe tri lokale te tjera nga inspektoret e punes nderkohe jane gjetur edhe njembedhjete shtetas te huaj duke punuar dhe qendruar ne Republiken e Kosoves pa leje te pershtatshme.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeDenimi i Gjorgjevic per krime ne Kosove vendimi i plote i HagesShoqata Gerdeci dhe qytetaret ne 15 shkurt proteste per drejtesi Lidhje12 lokalet Ferizaj shfrytezonin femra shtetas ukrainas tete persona trafikimit viktimave

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›