E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen trafikante shqiptare ne Itali

Nje Operacion i Guardia di Finances dhe i policise italiane ne qytetin e Firences ne Itali mundi te shkaterroje dy banda kriminale te perbere nga shqiptare dhe italiane. Gjate operacionit i cili u organizua sot ne mengjes u sekuestruan afro 84 kilogram kokaine. Nese do te ishin shitur me vleren e tregut ato do te kapnin shifren e me shume sesa 10 milione euro. Sipas hetuesve bandat akuzohen per trafik nderkombetar droge te ardhur nga Spanja dhe Holanda. 10 anetare te kesaj bande kane rene tashme ne pranga dhe ndodhen nen masen e arrestit burg e cila eshte urdheruar nga distrikti i antimafias fiorentinase. Bandat vepronin ne Firence dhe Sesto Fiorentino. Policia italiane vazhdon keshtu me sukses aktivitetin e saj duke goditur rradhazi disa prej bandave me te medha kriminale qe veprojne ne vend, por edhe ne Evrope.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›