Sherr me thika midis të rinjve në Shkodër, plagoset 18-vjeçari
Një 18-vjeçar është plagosur me thikë pas një sherri midis të rinjve në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Ermal Hebaj është qëlluar me thikë nga 16-vjeçari me inicialet H.B. Sipas dëshmitarëve, të dy të rinjtë kanë nisur fillimisht të debatojnë dhe më pas, adoleshenti ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Hebajn. Më pas, ai është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. 18-vjeçarit, i cili ka marrë plagë në trup, i është dhënë ndihma e parë, duke e transportuar atë në spitalin e qytetit. Pas ndërhyrjes së mjekëve, Hebaj ka kaluar gjendjen e vështirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku më pas ka arritur që të kapë edhe autorin. Sipas dëshmitarëve, autori i plagosjes ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Benz”, me targa SH 9656 D në një rrugicë, afër shkollës së mesme të gjuhëve të huaja të qytetit, në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Aty ishte duke ecur në këmbë edhe 18-vjeçari Ermal Hebaj. Adoleshenti me inicialet H.B. ka zbritur nga makina dhe ka nisur që të debatojë me Hebajn. Duket se mosmarrëveshjet midis tyre janë shtuar edhe më. 16-vjeçari ka nxjerrë një thikë të cilën e mbante me vete dhe ka goditur Hebajn në trup.
Në rrugicë kanë qenë edhe kalimtarë të shumtë, të cilët kanë ndërhyrë për të ndaluar sherrin. Kjo ka bërë që adoleshenti të largohet më pas me vrap nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe makinën, me të cilën lëvizte. Ndaj të plagosurit është dhënë ndihma e parë, duke e çuar atë në spital. Sipas mjekëve të spitalit të qytetit, 18-vjeçari Hebaj ka humbur shumë gjak, por plaga e marrë nuk ka prekur organet jetësore dhe ai pas ndërhyrjes kirurgjikale, ai e kaloi gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari është djali i ish-kryetarit të PS-së së Malësisë së Madhe, Isuf Hebaj. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë. Uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe pas pak kohësh kanë arritur që të vënë në pranga edhe autorin e ngjarjes. Arrestimi është kryer në banesën e tij në lagjen “Ndocaj”. Agjentët sekuestruan edhe armën e krimit, thikën, me të cilën ai qëlloi ndaj Hebajt. Adoleshenti është shoqëruar për në ambientet e paraburgimit, në pritje të një vendimi nga ana e gjykatës së rrethit.