Fushë-Krujë, humb jetën 60-vjeçari pas një aksidenti
Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e ditës së djeshme, ndërsa sipas burimeve të policisë, viktima është Gjergj Leka. 60-vjeçari ishte duke qëndruar në anë të rrugës, ndërsa një makinë me targa të huaja ka ardhur me shpejtësi dhe e ka përplasur atë. Leka ishte duke kaluar rrugën, në afërsi të fshatit Thumanë. Ndaj 60-vjeçarit është dhënë ndihma e parë duke e transportuar atë në spital, por plagët e marra si pasojë e përplasjes kanë qenë fatale për të. Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka filluar nga puna për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Sipas burimeve të policisë, është ndaluar drejtuesi i automjetit.