E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen tre persona nën dyshimin e kontrabandimit me drogë

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 19:33

Një ditë pasi Policia Kufitare në pikën kufitare në Merdare arriti të konfiskojnë rreth 6 kg të substancës narkotike, gjatë ditës së sotme policia ka arrestuar edhe tre persona si të dyshuar lidhur me këtë rast.

Zyra për informim e Policisë së Kosovës njofton se me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së Qarkut Prishtinë janë arrestuar Qazim. E (1976), Qani. E (1960) dhe Mustafa.M (1963).

Njësitet nga Policia e Kufitare falë punës shumë profesionale kanë arritur që në orët e mëngjesit të djeshëm në pikën kufitare në Merdare të konfiskojnë rreth 6 kg të substancës narkotike, që dyshohet të jete heroinë.

Gjatë vitit 2010 janë konfiskuar rreth 364 kg substanca narkotike (heroinë, marihuanë, kokainë), si dhe janë shkatërruar 9,724 fije kanabis.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›