E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cavako Silva rizgjidhet president

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 20:20

Anibal Cavako Silva ka fituar zgjedhjet presidenciale në Portugali.

Presidenti aktual fitoi një mandat të dytë me 53 për qind të votave, krahasuar me 20 për qind që morri kandidati socialist Manuel Alegre.

Fitorja e Cavako Silvas është goditje për socialistët në pushtet, derisa Portugalia po përballet me vështirësi ekonomike.

Posti i presidentit në Portugali është më shumë ceremonial, por ai ka fuqinë të shkarkojë kryeministrin dhe të shpërbëjë parlamentin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›