E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovarja ngrihet në kufirin Bosnjë-Kroaci

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 01:07

Kalimi ilegal i kufirit mes Bosnjës dhe Kroacisë ka qenë i kobshëm për një grua të re kosovare, ka njoftuar të dielën rreth mesnatës Radiotelevizioni publik i Bosnjës.

Trupi i saj i ngrirë është gjetur nga zyrtarët e patrullës së policisë kufitare në Izacic.

Janë arrestuar tre shtetas të Bosnjës, dy meshkuj dhe një grua për të cilët dyshohet se janë organizatorë të kalimit ilegal të kufirit.

Jozyrtarisht thuhet se gruaja ishte duke kaluar kufirin me fëmijën e moshës 2-vjeçare, aty ku po e priste vëllai i saj.

Mediat boshnjake kanë njoftuat se fëmija është në gjendje të mirë dhe është në vend të sigurt në Kroaci, ndërsa vëllai i të ndjerës, i cili e ka informuar policinë kufitare, është marrë në pyetje dhe është nën përkujdesje të spitalit në Bihaq.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›